Meta takim me rininë në Kukës, Halilaj merr kartën e anëtarësisë së LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim të jashtëzakonshëm më qindra të rinj dhe të reja të LRI-së së Kukësit. Në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 300 anëtarë të tjerë, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë.
Meta i dorëzoi sot dokumentin e anëtarësisë në veçanti kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili pak ditë më parë deklaroi bashkimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Kukësi pas 23 qershori do të ecë më shpejt me LSI-në drejt punësimit dhe zhvillimit. Ai u shpreh i bindur se fitorja e LSI-së më 23 qershor do të fillojë nga Kukësi dhe do të përshkojë të gjithë Shqipërinë.
Është një kënaqësi e madhe që jam sot në qytetin e Kukësit, që jam me kaq shumë të rinj dhe të reja. Dhe jemi këtu për të sjellë më shumë shpresë dhe besim tek rinia dhe i gjithë komuniteti i Kukësit për një të ardhme më të mirë dhe për të ecur më shpejt në rrugën e punësimit dhe të mirëqenies për të gjitha familjet kuksiane. Për të krijuar kushtet më të mira për arsimimin e fëmijëve të Kukësit dhe të rinjve të Kukësit. Por sidomos për të luftuar varfërinë përmes nxitjes dhe programeve të punësimit. Kur isha herën e fundit në Kukës mësova një fakt që do ta kisha vështirë ta besoja, se nga viti 2009 kur është inauguruar Rruga e Kombit dhe deri tani problemet ekonomike dhe sociale në Kukës në vend që të reduktoheshin janë shtuar. Numri i familjeve që marrin një ndihmë sociale fare të papërfillshme është shtuar, numri i të papunëve është shtuar dhe ky është treguesi më i qartë se të bësh rrugën pa diskutim që është një gjë e rëndësishme dhe shumë e mirë, por në rast se qeveria nuk ka një program të qartë për nxitjen e punësimit, për nxitjen e biznesit, për nxitjen e turizmit atëherë padyshim që problemet ekonomike dhe sociale vetëm do të shtohen dhe nuk do të zgjidhen. Prandaj besoj se Kukësi i ka kryer detyrimet e veta me kohë me PD-në dhe është ajo që i është borxhlie Kukësit dhe kuksianëve dhe jo ju. Prandaj besoj se alternativa jonë është një alternativë që jep shpresë dhe që jep zgjidhje përmes programit për punësimin edhe për popullin e Kukësit dhe sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Kukësit. Ndaj besoj shumë në suksesin e LSI-së në 23 qershor në Kukës, në Has dhe në Tropojë dhe jam i bindur se fitorja jonë më 23 qershor do të nisë nga Kukësi dhe do të përshkojë të gjithë Shqipërinë, tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, përshëndeti ardhjen në LSI të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, në LSI dhe garantoi se LSI do ti japë mbështetjen e duhur atij për të mbajtur premtimet e dhëna për zhvillimin e Kukësit.
Ndaj ne do të punojmë të gjithë së bashku pas 23 qershorit në mënyrë që Kukësi të ecë më shpejt në rrugën e progresit ekonomik dhe social, në rrugën e punësimit. Ne do të punojmë me Apostol Goçin që do të jetë patjetër deputet, me Qemal Elezin që ka qenë dhe është shtylla e LSXI-së në të gjithë Qarkun e Kukësit, me Pëllumbin dhe të gjithë shokët e tjerë në mënyrë që ti mbajmë të gjitha premtimet. Njëkohësisht ne do të punojmë shumë me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili përfaqëson vlerat dhe virtytet më të mira të kuksianëve, fisnikërinë e tyre, i cili në radhë të parë i ka dhënë besën e tij popullit dhe komunitetit të tij dhe ne do ta ndihmojmë që ai ti mbajë të gjitha ato premtime sepse edhe ne e kemi mbështetur me gjithë zemër kur ai është zgjedhur për herë të dytë kryetar i Bashkisë së Kukësit. Ardhja e tij sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që është një vullnet i tij dhe na nderon të gjithëve neve për këtë zgjedhje që ka bërë se mund të bënte edhe zgjedhje të tjera, është një detyrim edhe i yni jo vetëm ndaj tij por ndaj gjithë popullit dhe komunitetit që ai përfaqëson në mënyrë që pas 23 qershorit të gjitha këto deficite që kanë pasur qeveritë e deritanishme me Kukësin ne ti mbyllim sa më shpejt duke filluar me shkollat. Me ujin e pijshëm e kështu me radhë, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun Kukës, Apostol Goçi në fjalën et ij deklaroi se Ilir Meta është një fitues në të gjitha skajet e atdheut nga jug në veri.
Anëtari më i ri në LSI, kryetari i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, në fjalën e tij përshëndetëse deklaroi se iniciativa e tij pwr tu larguar nga PD ishte me dwshirwn e tij personale.
Besoj shumë tek lidershipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tek kryetari i saj, z. Ilir Meta, i cili është një person dhe një figurë që di të mbajë premtimet e duhura. Është pika më e fortë se pse unë bashkohem me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe do të mbaj të gjitha premtimet që kam dhënë përpara qytetarëve të Kukësittha ai.