E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defektet dhe moti lënë pa drita disa zona

Për pasojë, banorët e Kuçovës dhe Beratit ka pasur kufizime të energjisë gjatë kësaj të premteje.

Defekti është riparuar rreth orës 13:00 nga specialistët e kompanisë, çka ka sjellë edhe rikthimin e energjisë në shumë zona. Ndërkohë, si pasojë e motit të keq gjatë 24 orëve të fundit, në shumë zona malore ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në rajonin e Gjirokastrës, si komuna Lunxheri, Picar, Odries, Zagori etj, janë pa drita prej orësh. Këto komuna kanë mbetur pa energji që prej ditës së djeshme. Kryetarët e komunave kanë kërkuar nga kompania CEZ Shpërndarje rikthimin e energjisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-28 16:20
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›