E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, makina me 15 pasagjerë bllokohet në lumë

GRAMSH- Një makinë me 15 pasagjerë ka mbetur e bllokuar që prej orës 17:00 të ditës së sotme në lumin e fshatit Kukur. Makina e tipit Land Rover po tentonte të kalonte lumin, por prurjet e tepërta i kanë vështirësuar kalimin, ndërkohë që rrezikon seriozisht edhe jetën e 15 pasagjerëve. Lajmi konfiromohet nga kreu i komunës së Kukurit Luan Kokla, i cili bën apel për ndërhyrjen e policisë në vendngjarje. Sipas kryekomunarit Kokla, në vendngjarje janë nisur fadromat dhe zjarrëfikset, ndërkohë që 15 persona vazhdojnë të jenë të izoluar prej gati 5 orësh.Mësohet se vendi i ngjarjes është 30 kilometra larg qytetit të Gramshit dhe e vetmja mënyrë kalimi është përmes lumit, pasi nuk ka urë që lidh këtë fshat me qendrën e qytetit.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›