E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 2010 pa duhan

SHKUP- Duhanpirësit në Maqedoni, porsa të urojnë Vitin e Ri, do të duhet menjëherë t’i fikin cigaret, meqë nga mesnata e 1 janarit do të fillojë zbatimi i Ligjit për ndalesë të pirjes së duhanit.Inspektorët shtetërorë tashmë janë në terren dhe paralajmërojnë objektet hotelierike se ligji do të zbatohet në mënyrë strikte në minutat e para të vitit 2010. “Inspektorët shtetërorë të tregut gjatë festave kanë kujdestari të caktuar ndonëse në numër të vogël, ashtu që nuk përjashtohet mundësia se edhe nga 1 janari menjëherë të jenë në terren”, deklaroi drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Sasho Jakimovski. Për personat juridik parashihen gjoba prej 2.500 deri në 4.000 euro, ndërsa për personat fizik prej 150 deri në 300 euro. “Faktet dhe dëshmitë mjekësore qartazi dhe pa kurrfarë dyshimi tregojnë se pirja e duhanit lidhet me 25 arsye për vdekshmëri dhe është faktor numër një në gjashtë prej tetë arsyeve kyçe të vdekshmërisë dhe fakt është se pirja e duhanit do t’i vret gjysmën e duhanpirësve të tanishëm”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani.Nga viti i ardhshëm duhanpirësit nuk do të mund të konsumojnë duhan nëpër kafiteri, kafe-bare, diskoteka, pabe, në stadiume, ndërsa gjatë verës edhe në bahçe. Ligji do të lejojë pirjen e duhanit vetëm në hapësira të hapura, para kafiterive.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›