E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, mbyten n rezervuar 2 t rinj

Dy të rinj u mbytën aksidentalisht në një rezervuar në rrethin e Gramshit në orët e vona të pasdites së sotme.

Sipas policisë të rinjtë, Elton Dushi 21 vjeç dhe Mariglen Kullolli 20 vjeç humbën jetën aksidentalisht në rezervuarin e fshatit Përvol disa kilometra larg Gramshit.

Forcat RENEA të cilat mbërritën në vendngjarje nisën kërkimet për nxjerrjen e trupave të pajetë të 2 të rinjëve. Pas disa orësh kërkime, forcat speciale nxorrën trupin e pajetë të 21 vjeçarit Dushi, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e viktimës së dytë i identifikuar si Mariglen Kullolli.

Ndërkaq një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›