Fier, gjendet trupi i pajetë i një 45-vjeçari në bregdet

Kështu pas një trupi të pajetë të gjetur në Gramsh dhe një tjetri të gjetur në ujërat e lumit Mat, kësaj radhe është gjetur trupi i një 45-vjeçari në bregdetin e Semanit.
Policia e Fierit e ka identifikuar viktimën si shtetasi A.Kulari 45-vjeç, banues në lagjen "28 nëntori" ndërsa dyshohet se ai është mbytur mbrëmjen e djeshme.
Kërkimet për gjetjen e 45-vjeçarit kanë nisur pasi policia ka gjetur rrobat e tij në breg të detit. Pas disa orësh kërkimesh forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji. /Start/
2012-07-05 14:31