E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo më infermierë të palishensuar në spitale

Pavarësisht kontrolleve të herëpashershme, infermierët kanë probleme me komunikimin me pacientët, paraqiten pa uniformën në punë dhe në mjaft raste largohen nga vendi i punës brenda orarit.
 

Kjo situatë ndeshet jo vetëm në qëndrat shëndetësore të zonave rurale por edhe në spitalet e mëdha. Dy infermiere, që shërbjenë në qëndrat shëndetësore të fshatra janë në hetim dhe rrezikojnë heqjen e licencës.
 

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo tha se nuk do të lejojmë që infermierët, laborantet dhe mamitë të punojnë pa marrë licensën.
 

Në vend janë të licensuar 16.000 infemierë. 93% e tyre janë të regjistuar në urdhërin e infermierit ndërsa ka dhe nga ata që ende punojnë duke shmangur ligjin.
 

137 kërkesa janë paraqitur në urdhërin e infermierit për shkelje të etikës profesionale ndërsa denoncimet për mitmarrje janë ende të pakta.
 

Për këtë urdhri i infermierit do të shpërndajë edhe formularë duke ruajtur anonimatin e të intervistuarit nëse kanë qënë viktima të dhënies së parave nën dorë për marrjen e një shërbimi shëndetësor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›