E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, ndërpritet mësimi, mësuesit në mitingun e PD

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Partisë Socialiste të Gramshit Gerti Seda, sipas të cilit mësuesit kanë marrë pjesë në mitingun e kryeministrit Berisha rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe si rezultat s'është zhvilluar asnjë orë mësim. 

GRAMSH- Në disa shkolla në qytetin e Gramshit dhe komunat përreth nuk është zhvilluar as një orë mësim. Lajmi konfirmohet nga kreu i Partisë Socialiste të Gramshit Gerti Seda, sipas të cilit mësuesit kanë marrë pjesë në mitingun e kryeministrit Sali Berisha rreth orës 11:00 të paradites së sotme.
Sipas tij, autobusë të shumtë kanë shkuar në shkolla duke marrë mësuesit dhe nxënës për tju bashkuar pjesëmarrësve në miting.
Rasti konkret ka qënë dhe në komunën Kukur, nënkryetari i së cilës Nasivi Kala ka denoncuar dhe ndërprerjen e punës në spital. Sipas tij stafi i spitalit janë marrë me autobusë për të qënë pjesë e mitingut. Ndërkohë që konfirmon se në asnjë prej 6 shkollave nuk është zhvilluar as një orë mësim.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›