E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, lagje më lagje, dyqan më dyqan takohet me biznesin e vogël në Shkodër

Kryetarja e Kuvendit, nënkryetarja e PD, shoqëruar me deputetë të ardhshëm të Shkodrës janë ndalur lagje më lagje, shtëpi më shtëpi e veçanërisht dyqan më dyqan ku janë takuar me biznesin e vogël përgjatë rrugëve të Shkodrës. Ata vlerësuan se rrugët e reja, ulja e ndjeshme e taksave, furnizimi si asnjëherë më parë 24 orë me energji e ujë  kanë rritur fuqinë blerëse në bizneset e tyre por edhe turizmin dhe i kanë dhënë Shkodrës një imazh krejt tjetër nga katër vite më parë. Disa prej tyre thanë se duke parë klimën favorizuese janë kthyer nga emigrimi për të bërë biznes fitimprurës në vendin e tyre. Në takimet me ta Kryetarja e Kuvendit garantoi se në mandatin e dytë punësimi do të jetë në fokus edhe përmes nxitjes së investimeve të huaja dhe  mbështetjes për biznesin, veçanërisht biznesin e vogël dhe familjar. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›