E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Brenda vitit 2010, shqiptarët udhëtojnë pa viza në Europë

Një tur takimesh me qytetarët e njësisë nr. 9 në Tiranë, Kandidatja e PD-së për këtë qark, Majlinda Bregu t bisedoi rreth problemeve të zonës dhe mundësive të zgjidhjes së këtyre problemeve në mandatin e ardhshëm të PD-së. Bregu përshkoi në këmbë rrugën nga zyra elektorale pranë stacionit të trenit deri në thellësi të rrugës “Don Bosko”, në afërsi të shinave të trenit.   

Gjatë ecjes elektorale, Bregu  mori falënderimet e banorëve lidhur me procesin e legalizimeve, si dhe ecurinë e procesit të integrimit. Ministrja Bregu siguroi banorët se realizimi i reformave të nisura nga qeveria Berisha do të bëjë që brenda 2010-ës shqiptarët të lëvizin pa viza në Evropë. “Brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, shqiptarët do të lëvizin pa viza në Europë dhe po brenda këtij mandati do të bëhemi vend anëtar i BE-së. Për këto synime madhore na duhet mbështetja dhe vota juaj, sepse ne kemi treguar që e mbajmë fjalën”, tha Bregu para banorëve. Përfaqësues të bizneseve të vogla të zonës shprehën shqetësimin e tyre lidhur me dyfishimin nga bashkia të taksave të gjelbërimit dhe tabelave. 

Përfaqësuesja e autoshkollës “Bici” që ndodhet në rrugën pranë shinave tha se në këtë zonë kanë munguar investimet e bashkisë së Tiranës, çka ka bërë që rruga të jetë në gjendje shumë të rëndë dhe se pavarësisht kërkesave të shumta të banorëve të zonës për vendosjen e një linje autobusi në këtë pjesë të Tiranës, Rama as nuk ka denjuar të dëgjojë problemet e ngritura prej tyre.Ministrja Bregu, e cila deklaroi se kandidatët e PD-së vijnë para banorëve me premtime të mbajtura, i siguroi këta të fundit se problemet e tyre do të marrin vëmendjen maksimale të qeverisë gjatë mandatit të ardhshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›