E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta sfidon Edi Ramën: Kryeministër i së majtës meritoj që të jem unë

Ndërsa kryesocialisti Edi Rama ka shtuar sulmet publike si kundër rivalit të tij politik Sali Berisha ashtu edhe ish-aleatit të dikurshëm, ky i fundit po këmbëngul përherë e më tepër në bindjen se ai takon ai që të jetë kryeministër i së majtës dhe se vetë Rama duhet që të mjaftohet vetëm më drejtimin e bashkisë së Tiranës. Gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Lezhës për të prezantuar Planit Për Veprim të LSI Meta tha se “deri në vitin 2013 me Viktor Tushën kryetar bashkie dhe Ilir Metën Kryeministër, asnjë lezhjan nuk do të mbesë pa punë. Dua t’ju siguroj të gjithëve se me 29 qershor do të krijojmë mazhorancën e re parlamentare dhe unë do të insistoj se me të gjithë faktorët socialistë dhe progresistë, për të krijuar këtë qeveri, qe të fusim Shqipërinë në BE me program dhe jo me fjalë”, tha Meta midis të tjerave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›