E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, në pranga se plagosi të atin

 

GRAMSH – Qëllon të atin me thikë, arrestohet 26-vjeçarja. Policia e Gramshit ndaloi mëngjesin e djeshëm Selvie S. pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e saj. I ati 55-vjeçar, Dylber S. mori disa plagë dhe tashmë po kurohet në spital, ndërsa e bija pritet të përfundojë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Sipas burimeve nga policia, arrestimi i së resë u bë në fshatin Tunjë, pak kohë pasi ajo tentoi të vriste babanë në momentin kur ai ndodhej në gjumë. Vajza e shtëpisë, e cila sipas të afërmve të saj, prej rreth 2 vitesh kishte shfaqur probleme depresioni, ka hyrë pa paralajmërim në dhomën e prindërve, duke i dhënë disa goditje me thikë babait. Motivi i kësaj ngjarjeje, siç mësohet dhe nga deklarimet e të të lënduarit mund të ketë qenë tentativa e tij një natë më parë për ta qetësuar vajzën e ta bindë që ajo të flejë gjumë. Ata kanë pranuar në polici se Selvija kishte probleme mendore, ndonëse nuk merrte mjekim.              a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›