Velipojë, shënohet viktima e parë e detit
VELIPOJE – Një 60-vjeçari humbi jetën ndërsa po lahej në ujërat e Adriatikut, në plazhin e Velipojës në Shkodër. Rrok Koçaj, banor i fshatit Grudë e Re, sipas dëshmitarëve, pushues të shumtë që frekuentuan dje plazhin, ai ishte futur për të humbur në ujë brenda pak minutash. Familjarët e tij kanë treguar se Koçaj kishte hyrë për t’u larë në orët e drekës, për të humbur jetën në mënyrë të papritur. Trupi i tij është nxjerrë brenda një kohe të shkurtër, por pa asnjë shenjë jete. Dyshohet se ndonjë shqetësim në zemër, provokuar nga temperatura e lartë e mesditës së djeshme e më pas kontaktit me ujin e ftohtë, mund të ketë provokuar vdekjen. Policia e zonës mbërriti në vendngjarje, duke kryer veprimet që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së papritur. Koçaj shënoi dhe viktimën e parë të plazhit për këtë sezon në Velipojë. r.d