Gramsh, shemben dy banesa në fshatin Gribë
GRAMSH- Rrëshqitjet masive të dherave gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shembjen e dy banesave në fshatin Gribë të Gramshit.
Fatmirësisht , 16 banorët që jetonin në këto banesa janë evakuar në kohë duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Mësohet se banorët kanë refuzuar të evakuohen për shkak se nuk kanë ku të streohen , por evakuimi i tyre është bërë me forcë.
Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi nuk kanë asnjë mundësi strehimi. Rrëshqitja e tokës rrezikon edhe banesa të tjera në këtë fshat. Ndërkohë komuna do ti kërkojë ndihmë qeverisë për sistemimin e banorëve të evakuuar.
(e.n/BalkanWeb)