E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Lezhë, reagon Aleanca Kundër Diskriminimit

TIRANE- Pas protestës kundër rastit “Klodi”dje Lezhë ka reaguar sot Aleanca Kundër Diskriminimit që mbron të drejtat e homoseksualeve në vend.

Në një deklaratë për shtyp shoqata e cilëson protestën si një rast që shpjegon diskriminimin në Shqipëri dhe një shfaqje që afroi një pamje të trishtueshme. Sipas Aleancës, protesta dje binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet mbrojtjen dhe frymëzon dhunën dhe urrejten.

Shoqata i drejtohet pushtetit vendor në Lezhë të kërkojë ndjesë publike në emër të qytetarëve që administrojnë këtë shfaqje të prapmbetjes dhe varfërisë shpirtërore, mbyllet deklarata e Aleancës Kunder Diskriminimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›