Integrimi, Ivan Bizjak: Shqipëria ende shumë për të bërë
TIRANE- Shqipëria ka ende shumë për të bërë në rrugën plot sfida drejt BE. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm për drejtësinë dhe cështjet e brendshme në sekretaritain e përgjithshëm të BE, Ivan Bizjak, në një intervistë dhënë radios Dojce Vele.
“Jam i sigurtë se Shqipëria e Bosnjë Hercegovina e kanë të qartë se çfarë duhet të përmbushin. Liberalizmi i vizave është vetëm një aspekt i rrugës plot sfida drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kjo kërkon shumë punë dhe energji“ theksoi Bizjak.
Me tej zyrtari i lartë i BE vecon si të rëndësishme konsolidimin e institucioneve si dhe luftë më efikase kundër korrupsionit.
“Duhen konsoliduar institucionet, të garantohet sundimi i ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, të respektohen të drejtat e njeriut, të ketë konkurencë të lirë në treg etj, reforma bindëse dhe që japin efekte pozitive tek qytetarët dhe mirëqënia e tyre. Kjo arrihet jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra konkrete. Sepse problemet do të jenë më të pakta kur procesi kalon më shumë në planin konkret” shprehet zyrtari i Bashkimit Europian.
(e.n/BalkanWeb)