Korcë, arrestohet 35 vjecari, grabiste kisha
KORCE- Arrestohet autori i grabitjeve në disa kisha në juglindje dhe jug të vendit. Pasditen e sotme policia e Korcës ka vënë në pranga 35-vjecarin, Bujar Kalemi nga fshati Zhabokikë i Tepelenës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Kalemi dyshohet si autor i një seri grabitjesh në Korcë dhe Kolonjë. 35-vjecari ka grabitur Kishën e Shën Thanasit, Shën Anës, Shën Kollit, Xhaminë e Floqit, Kishën e Shën Gjergjit dhe Kishën Ngjitja e Zotit në Qiell.
Por pas hetimeve dhe provave të mbledhura rezultoi që Kalemi ishte autor i grabitjeve të 2 kishave në Gjirokastër dhe një në fshatin Kostan të delvinës. Sipas policisë 35-vjecari grabiste paratë dhe objekte kulti me vlerë.
(e.n/News24/BalkanWeb)