Gramsh tenton te vrase me thike nje person

Një shtetas i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni ka tentuar të vrasë me thikë një person ne Gramsh. Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në drejtorinë e policisë së Elbasanit arrestoi Elson Kokomeci 26 vjeç me banim në Gurras pasi në fshatin Shën Mërizë ai ka tentuar të vrasë me thikë A. Ballollin 40 vjeç me banim në Ostenthë të Gramshit. 26 vjeçari e ka qëlluar disa herë me thikë kundërshtarin i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë. Sipas policisë, Elson Kokomeci ka qenë i dënuar më parë për shfrytëzim për prostitucion dhe arsyet e këtij konflikti kanë qenë motivet e dobëta.