Keshilli Bashkiak miraton 5 projekt vendime
Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2012 nisi me shqyrtimin dhe miratimin e 5 projekt vendimeve.
Pika e parë e rendit të ditës për fondin e trashëguar prej 357 milione lekësh nga viti 2011 në buxhetin e bashkisë shkaktoi debate ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Opozita deklaroi votën kundër me pretendimin e shpërndarja e buxhetit është diskriminuese ndaj minibashkive që i përkasin Partisë Socialiste gjë që u kundërshtua nga kryebashkiaku Basha sipas të cilit të gjithë qytetarët e Tiranës do të marrin shërbime të barabarta pa dallime të ngjyrave politike.
Paratë e pashfrytëzuara nga administrata paraardhese , do të alokohen 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake. Ky projekt vendim u miratua me 28 votat pro të këshilltarëve të pozitës.
Ashtu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës elektorale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i propozoi Këshillit Bashkiak të Tiranës marrjen në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë. Por këshilltari socialist Aldrin Dalipi ngriti problemin e faturave te ujit dhe energjisë ku shumë qytetarë faturohen më shumë seç paguajnë duke i kërkuar transparencë krybashkiakut Basha.
Me kundërshtime nga opozita edhe ky projekt vendim u miratua me 28 vota pro.
Me numër të konsiderueshëm votash u miratua edhe propozimi për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit ”Tirana sh.a” me 80 milionë lekë u miratua me pro dhe kundër.
Ndërtimi i Qendrës Sociale ”Shtëpia e Përbashkët” në Laprakë mori miratimin e të gjithë këshilltarëve bashkiakë së bashku me projekt vendimin për vendosjen e pllakës përkujtimore në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit Nderi i Kombit Kadri Roshi.