Topalli Heret per te folur per Presidentin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha sonte në “Opinion” se është ende herët që mazhoranca të deklarojë emrin e kandidatit të saj për president të ardhshëm të vendit. E pyetur disa herë nga gazetari Blendi Fevziu, zonja Topalli tha se ajo vetë është e ftohtë ndaj kësaj çështje, ndërsa shtoi se Fatos Nano nuk mund të jetë kandidat i mazhorancës për kryetar shteti. Por zonja Topalli nuk i kurseu kritikat për Presidencën aktuale të Bamir Topit. Sipas saj, kjo është një presidencë pa integritet dhe pa autoritet moral. Nënkryetarja aktuale e PD, akuzoi ish-nënkryetarin e PD-së ai nuk është i djathtë.
“Bamir Topi votoi për Edi Ramen me 8 maj dhe partia qe ai do te krijoje nuk mund te jete parti e djathte”, u shpreh zonja Topalli. Ajo gjithashtu tha se Topi nuk i ka mbështetur asnjëherë ish- pronarët, ndërsa shtoi se ai është një ish kooperativist që ka përfituar nga marrja e pronave. Topalli akuzoi Topin edhe për performancën e dobët të sistemit të drejtësisë në këto vite të presidencës së tij.