Mbeturinat situate kritike ne Ballsh dhe Lezhe
Bashkia e Ballshit i grumbullon mbetjet urbane në territorin e komunës Qendër. Ajo bën pjesë në listën e bashkive të ndëshkuara për keqmenaxhim të mbeturinave.
Gjendja e rëndë në vendin e grumbullimit të mbetjeve pranohet si nga Bashkia ashtu edhe Komuna. Komuna ka përgjegjësinë ligjore të administrimit të tyre, por sipas kryetarit të saj përgjegjëse është bashkia, pasi nuk ka shlyer detyrimet që i ka komunës prej të paktën 4 vjetësh.
Kreu i bashkisë së Ballshit Ilir Çela pranon borxhin që i ka komunës dhe premton se me kalimin e buxhetit në Këshillin bashkiak të Ballshit do të nisë shlyerja e detyrimeve.
Lezhë, aksion për pastrimin e qytetit
Në Lezhë, institucionet vendore kanë nisur një askion sensibilizimi për mbajtjen pastër të qytetit, duke pastruar sheshet kryesore të qytetit. Administrata e Bashkisë, prefekturës dhe qarkut në Lezhe i janë bashkuar kësaj nisme për të tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve mbi rëndësinë që ka një ambjent i pastër.