E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, vuante nga zemra, gjendet e pajete 49-vjecarja

Gjendet e vdekur ne shtepi nje grua 49-vjecare, dyshohet se shkaku i ngjarjes eshte nje atak kardiak. Argjine Metani, lindur ne Berat e banuese ne fshatin Holta te Gramshit, ku ishte martuar, ka humbur jeten duke u zbardhur dita e djeshme. Gruaja eshte zbuluar ne mengjes nga bashkeshorti. Menjehere familja ka lajmeruar policine dhe nje grup hetimor i mberritur ne shtepine ku u gjet e pajete gruaja, ka kryer keqyrjen dhe verifikimet e rastit. Nga veprimet e para proceduriale eshte konstatuar se gruaja ka gjetur vdekjen ne dhomen e gjumit dhe nuk kishte shenja te jashtme dhune. Sipas familjareve, gruaja vuante prej kohesh nga probleme te zemres. Gjithsesi pritet qe kjo gje te vertetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore qe do t'i behet kufomes.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›