Me arme e granata ne shtepi, arrestohet 23-vjecari
Mirdite- Mbante arsenal armatimi dhe municioni ne banese, arrestohet 23-vjecari nga fshati Rafik i Mirdites. Nje operacion i policise ka zbuluar dje nje sasi armesh e granatash, ndersa eshte ndaluar i dyshuari Alfred Lesin, 23 vjec nga fshati Rrasfik i rrethit Mirdite. Burime zyrtare thane se i jane sekuestruar nje pushke model 56, nje automatik model 56, nje kreher automatiku i mbushur me fisheke. Gjithashtu ketij personi iu gjeten ne mengen e xhupit dhe dy granata, ku njera kishte ndezesin te montuar.
Te gjitha armet jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale, kurse dosja me materialet i kane kaluar Prokurorise se Lezhes, per procedim te metejshem. Gjate ndalimit Lesi, nuk ka bere asnje rezistence ndaj policise. Policia ka ngritur ndaj tij akuzen e "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve". Pak dite me pare edhe ne Fushe-Kruje, policia zbuloi nje arsenal te tere armesh e municioni, ndersa ndaloi dy vellezer.
A.B.