E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramshi pa mjek reanimator

Te udhetosh me qindra kilometra per te gjetur spitalin me te afert. Kjo pasi ne qytetin ku banon edhe pse ka nje qender te tille, per raste urgjence te duhet te sigurosh taksi apo te presesh ambulancen per te shpetuar nga vdekja nese arrin i gjalle ne Elbasan. Spitali i Gramshit eshte pa nje mjek reanimator dhe shkak i gjendjes ne te ka qene edhe lindja e nje bebeje ne taksi ne udhetim e siper per te mberritur ne maternitetin e Elbasanit. Nje specialist i tille mungon prej vitesh ne rrethin me 45 mije banore. Pa mjekun reanimator nuk mund te kryhen operacionet ndaj rastet urgjente rrezikojne me jeten duke udhetuar per ne Elbasan dhe Tirane. Ne kete qytet ekzistojne te gjitha repartet spitalore, Urgjenca, Pediatria, Patologjia, Infektivi, Kirurgjia, Materniteti etj. Ne saje te kembenguljes se drejtorit te spitaleve, Rudin Bardhoshi, spitalet e Gramshit disponojne standarde te larta. Por i vetmi shqetesim mbetet mungesa e mjekut reanimator. Me shume se te gjithe kete shqetesim e ndjejne kirurget. Kirurgu Qemal Zani, shprehet se eshte detyruar te gjeje privatisht nje reanimator per te kryer operacione me pacientet. "Ne i kryejme operacionet me planifikim. Planifikojme disa raste ne jave dhe i mbledhim ne dite te caktuara kur vjen mjeku reanimator. Me shpesh vijne mjeket e Elbasanit, por vijne edhe nga Tirana. Ne shume raste une e gjej privatisht reanimatorin. Por kjo nuk eshte normale. Ka raste kur pacientet nuk presin dhe rrezikojne me jeten deri sa te shkojne ne Elbasan dhe Tirane", rrefen ai. Shpesh kirurget detyrohen te kryejne operacione me anestezi lokale dhe intravenoze. "Bejme te pamunduren per te shpetuar pacientet. Shqetesimin e kemi ngritur deri tek ministri i Shendetesise. Ai na premtoi se do te na sillte reanimator. Por kane kaluar vite dhe asgje nuk eshte bere. Cdo drejtor qe ka ardhur ka premtuar te njejten gje. Pasojat i vuajne banoret e kesaj ane ndaj kerkohet nderhyrje urgjente", vijon Zani. Edhe drejtori Rudin Bardhoshi shprehet se eshte duke kerkuar me ngulm nje mjek reanimator. "Rastet qe jane emeruar preferojne te qendrojne ne qendrat e medha urbane, per shkak te numrit me te madh te operacioneve", thote ai. Ne perberje te spitalit te Gramshit eshte edhe reparti i maternitetit. Pavioni ka infrastrukturen e nevojshme per te realizuar nje lindje normale. Ne kete repart sherbejne disa mami, nje kryeinfermiere dhe dy mjeke gjinekologe. Kryeinfermierja Manushaqe Lazi shprehet se gjate nje viti ne kete maternitet realizohen 350-400 lindje Megjithate problem mbeten rastet urgjente per shkak te mungeses se mjekut reanimator.

"Bebja mund te lindte edhe ne Gramsh"

Lidhur me grate shtatzene nga fshati kryeinfermierja Manushaqe Lazi thekson se te gjitha rastet ndiqen nga mjeket dhe mamite deri ne diten e lindjes. Por sipas saj ende ne fshatrat e ketij rrethi grate lindin ne kushte familjare, madje edhe ne are apo ne makine, sic ishte rasti i dy diteve me pare i ciftit Shkelqim e Nafije Kotorri.

Per kete rast, stafi i spitalit ngarkon me pergjegjesi prinderit qe vendosen te udhetojne per ne Elbasan, pa kerkuar me pare ndihmen e tyre. Sipas kryeinfermieres, femija mund te kishte lindur shendoshe e mire ne maternitetin e Gramshit.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›