E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujesjellesi shkarkon shefin e 6 faturiste

Fier- Shefi i Task-Forces ne ndermarrjen e Ujesjellesit Fier dhe gjashte faturiste, jane larguar nga puna pasi akuzohen per shkelje te renda ne detyre. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te drejtorise se kesaj ndermarrje, nderkohe qe reagimi i te shkarkuarve ka qene i menjehershem duke akuzuar per largim politik pas nderrimit te drejtorit te Ujesjellesit. Ish shefi i Task-Forces, Pellumb Trifka, eshte larguar nga puna pas dy paralajmerimeve qe i ishin bere. Nderkohe qe gjashte faturistet akuzohen per abuzime me vjeljen e lekeve dhe matjen e sasive te harxhuara per cdo familje.

I kontaktuar nga gazeta "KJ", Trifka ka pohuar se largimi i tij nga puna eshte bere per motive politike. "Drejtori i ri i Ujesjellesit ne Fier, Agim Plepi, i cili perfaqeson edhe forcen politike LSI, me largoi nga puna pa me bere asnje verejtje apo paralajmerim", u shpreh dje Trifka. Sipas tij kreu i ndermarrjes nuk e ka njoftuar per dy paralajmerimet e kryera qe u deklaruan si shkak edhe i largimit nga puna. Te njejten gje drejtori Plepi ka bere edhe me gjashte punonjes te tjere faturiste qe kundershtuan dje kete mase. "Largimi eshte bere per motive politike, pasi pas largimit tone nga puna, dy dite me pare ne pune jane marre te tjere persona qe militojne ne radhet e LSI-se", ka pohuar Trifka. Debati ne Ujesjellesin e Fierit u zhvendos disa muaj me pare edhe ne Keshillin Bashkiak, ku pati perplasje mes anetareve te forcave politike te majta e te djathta. Madje ish drejtori i kesaj ndermarrjeje u shkarkua me nje votim te Keshillit Bashkiak Fier dhe u zgjodh nje tjeter emer per ta drejtuar.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›