E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higjiena mbyll shkollen e mesme

FIER- Drejtoria e Shendetit Publik kyc nje nga shkollat e mesme ne rrethin e Fierit per shkak te mungeses se kushteve hijeno-sanitare dhe sigurise per zhvillimin e mesimit. Gjimnazi "Petro Sota" nuk do te hap dyert per vitin arsimor 2008-2009, pas procesverbalit te mbajtur nga autoritetet e shendetesise ne qark. Nje grup kontrolli ka kryer nje inspektim te befasishem ne ambientet e godines dhe ka konstatuar mungesen e kushteve higjieno-sanitare, te banjave si dhe te rikonstruksionit te katit te dyte te saj.

Lajmi konfirmohet per gazeten "KJ" edhe nga vete drejtori i shkolles, Dritan Petova.

"Kontrolli i fundvitit ka ardhur pas shume inspektimeve te meparshme dhe si perfundim eshte leshuar nje procesverbal nga Drejtoria e Shendetit Publik. Ne procesverbal pershkruhet se shkolla "Petro Sota" do te qendroje e mbyllur per nje kohe te pacaktuar", deklaroi Petova. Por sipas tij autoritetet vendore nuk kane dhene investime per rikonstruksionin e godines dhe nderhyrjen ne te per te permiresuar kushtet. "Edhe pak dite na ndajne nga nisja e procesit mesimor per vitin e ardhshem dhe asgje nuk ka ndryshuar ne shkollen tone. Banjat paraqesin te njejtat kushte dhe rrezik, kurse kati i dyte ka pothuajse te gjithe tavanin e rrezuar", shpjegon drejtori. Qe prej fundit te vitit arsimor 2007-2008 eshte derguar nje kerkese ne Drejtorine Arsimore per thithjen e ndonje fondi ne Ministrine e Arsimit dhe Shkencave. Duket se nxenesit do te zhvillojne mesimin ne shkolla te tjera.

Precedenti

Prane Drejtorise Arsimore Rajonale Fier mesohet se rrezikon te mos hapet edhe nje shkolle tjeter e sistemit 9-vjecar ne qytet. Behet fjale per shkollen "Andon Xoxe", e cila eshte mbyllur nga Inspektorati i Higjienes qe ne mesin e vitit te kaluar arsimor dhe ende ne te nuk eshte nderhyre per rikonstruksion.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›