E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka garanci për Torresin

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo nuk ka dhënë garanci për sulmuesin spanjoll, Fernando Torres.

Përfaqësuesi spanjoll, i cili u shpall kampion i Evropës me ‘Stuhinë e Kuqe’, sezonin e kaluar e ka përshkruar si njërin prej më të vështirëve, në aspektin personal, pasi që në pjesën më të madhe të tij, qëndroi në bankinë.

‘El Nino’ kishte kërkuar garanci, për të qëndruar në Londër. “Ne momentalisht kemi tre sulmues në ekip dhe nuk mund të them se cili do të luajë. Të gjithë duhet të luftojnë për pozitat e tyre dhe ka disa kompeticione.

Cili të jetë në formën më të mirë dhe që do ta japë kontributin për ekipin, do të luajë”, deklaroi trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›