E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grand Ballo me premiera

Teatri i Kombëtar i Operës dhe i Baletit organizoi për të gjashtin vit radhazi, Ballon e fundvitit. Në ndryshim nga modeli të cilit i është referuar (Ballos së Vjenës) në këtë gala u sollën më shumë pjesë nga premierat e kohëve të fundit të TKOB. Baleti “Kopelia”, premiera e fundit e viti 2008 u ngjit sërish në skenë. Kësaj here jo si një vepër e plotë por si kërcime të ndara nga njëra-tjetra. Kostumet e balerinëve ishin po ato me të cilat interpretuan gjatë katër ditëve të premierës (shumë larg prej elegancës që duhej të kishte kjo shfaqje). Balloja dhe “arritjet” e tjera të TKOB gjatë vitit 2008 u transmetuan gjatë ditëve të ndërrimit të viteve nga Televizioni Publik Shqiptar. Të gjithë ata që nuk patën mundësinë të ndiqnin “Triptikun” e Puccinit apo baletin “Kopelia” apo ndonjë vepër tjetër mundën t’i shijonin nëpërmjet valëve të TVSH-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›