E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku ndodhet treni i civilizimit të mirëfilltë për opinionin shqiptar?

Ndryshimin e mentalitetit të një populli do ta konsideroja veprën me gjigante mbas asaj të krijimit të ndërgjegjes e të vetë NJERIUT. Në vorbullën e ngjarjeve të rënda që stigmatizojnë katrahurën e sotme shqiptare, një debat mbi mentalitetin tonë dhe korrigjimet urgjente që duhet të bëjmë të gjithë në të, do ishte me shumë vend.

Unë do të thosha se treni i civilizimit të mirëfilltë për opinionin shqiptar është, për fat të keq, ca i vonuar. Ajo që kemi ne në dorë të bëjmë, (që është njëkohësisht dhe këshilla ime për ta arritur këtë tren) është: Lëre jetën të ecë në rrjedhën e saj normale, mundohu ta bësh më të bukur duke respektuar veten dhe të tjerët. Urimet më të mira për shëndet e mbarëvajtje shqiptarëve kudo që ndodhen në këtë vit që sapo ka trokitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›