Në gjyq duhet të dalin ata që shkelin Kushtetutën përditë
Lexova në këtë rubrikë letrën e juristit për ata dy djemtë që i kanë nxjerrë në gjyq, sepse dënuan deklarimet e z.Bollano dhe prefektit Ksera.
Uroj me gjithë shpirt e zemër. Uroj me gjithë zemërimin që kam, që e drejta të triumfojë në mendjen e këtyre palo zyrtarëve që i kanë çuar këta djem në gjyq për një protestë, ndërkohë që lënë në liri dy individë me poste të rëndësishme, që shkelin Kushtetutën dhe dinjitetin e këtij vendi, përditë.
E kuptoj që drejtësia duhet bërë kështu e ashtu që “të tregohemi se jemi të drejtë”. Por nuk ka nevojë gjaku i shqiptarit të tregoje se kush është dhe se sa i drejtë është.
Në qoftë se gjykatësit arrijnë edhe t’i dënojnë këta dy djem, atëherë Shqipëria ka marrë fund. Për mua si emigrant të paktën, nuk ka më vendlindje, por thjesht një gur varri.
Nëse ata duhet të paguajnë ndonjë gjobë sipas dëshirave të burracakëve që kemi në qeveri, atëherë e paguajmë ne emigrantët gjobën dhe jo ata që ngritën zërin. T’u vijë turp atyre që i arrestuan dhe i çuan në gjyq këta djem. Shtet legenash!