E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu hap koncertin gala në Operën e Zyrihut

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ishte artisti i parë që hapi koncertin gala të 1 janarit në teatrin “Opernhaus” në Zvicër. Në këtë gala ai interpretoi së bashku me baritonin e njohur italian Renato Bruson. Sipas Edlira Dedjas që drejton në Zivicër “Opera pa kufij”, të dy artistët kanë përcjellë në një nga skenat më të rëndësishme të Europës, momentet më lirike të veprës “Rigoletto” të Giuseppe Verdit. Nën drejtimin e dirigjenti Nelo Santi, 27-vjeçari Saimir Pirgu këndoi ariet e Dukës së Mantovës.

Interpretimi i Pirgut është mirëpritur nga publiku zviceran që edhe kësaj radhe vlerësohet për “vokalin e jashtëzakonshëm”, për “temperamentin dhe forcën artistike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›