E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City transferon Maiconin

Douglas Maicon është futbollist i ri i Manchester Cityt. Mbrojtësi i djathtë brazilian ka përshëndetur tashmë ish bashkëlojtarët e tij të Interit dhe trajnerin Andrea Stramaccioni pas arritjes së marrëveshjes për transferim te kampioni i Premierligës.

Sipas medieve italiane, Nerazzurrët kanë pranuar ofertën e Cityt prej 4 milionë euro pa bonus, që mund të ngjitet në gjashtë.

Maicon tashmë disa vite spekulohej me largim nga Inter kurse në muajt e fundit kërkohej edhe nga kampioni i Spanjës, Real Madrid si dhe kampioni i Evropës, Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›