E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin paratë në lojërat e fatit, qëllojnë me armë pronarin dhe punonjësin e lokalit

MALIQ- Humbasin një sasi të konsiderueshme parash në lojërat e fatit, tentojnë të vrasin pronarin dhe një prej punonjësve. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes Ermal Gora, 34-vjeç dhe Arli Shehu, 21-vjeç.

Këta dy shtetas pasi kane dale nga salla e lojërave të fatit kanë tentuar të vrasin me armë përkatësisht pronarin me iniciale L.T dhe teknikun e kompjuterave me iniciale M.P.

Këta të fundit fatmirësisht kane arritur t’u shpëtojnë plumbave pasi janë fshehur pas disa pemëve.

Polcia bën me dije se punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, gjetjen e armës dhe kapjen e autoreve. Të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese, mbetur ne tentative”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›