Kolumbi, komplot presidentit, arrestohen 9 politikanë
KOLUMBI-Qeveria venezueliane ka arrestuar 9 politikanë kolumbianë, të krahut të djathtë, të cilët ishin duke thurur një komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.
Ministri i Brendshëm, Miguel Rodriguez, tha se 9 personat ishin udhëzuar të shkonin në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe të kryenin komplotin. Sipas tij, priten të tjera arrestime.
Presidenti Maduro u zgjodh në prill, për të pasuar presidentin e ndjerë Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë nga kanceri, pas 14 viteve në pushtet.
Në maj, Maduro akuzoi politikanët kolumbianë, të udhëhequr nga ish-presidenti Alvaro Uribe, se po thurnin një komplot për ta vrarë atë.
Uribe, një kritik i Hugo Chavez, hodhi poshtë akuzat dhe tha se do ta çonte presidentin Maduro në Komisionin Inter-Amerikan për të Drejtat e Njeriut, pas këtyre deklaratave.
(d.b/BalkanWeb)