E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja, miratohen 70 leje ndertimi

Pas gati 9 muajsh mungese aktiviteti, dje Keshilli i Rregullimit te territorit te Tiranes ka miratuar dje me shumice votash 70 vendime per ndertim objektesh publike dhe miratim per leje dhe shesh ndertimi. Kjo eshte mbledhja e dyte qe zhvillon KRRT, e bashkise se kryeqytetit per kete vit, por si gjithmone pa bere asnje njoftim paraprak per mediet.

Mbledhja

Anetare te Keshillit te Rregullimit te Territorit, thane se pjesa kryesore e mbledhjes, ishte pikerisht ceshtja e miratimit te lejeve te ndertimit, si dhe e shesheve te ndertimit. Keshtu, anetaret e KRRT-se, kane marre ne shqyrtim dhe me pas, miratuar lejet per 24 objekte publike si dhe 46 leje ndertimi dhe shesh ndertimi. Pjesa me e madhe e objekteve te perfshira ne kete proces kane qene ato jashte zones se planit francez qe perfshin kryeqytetin me perjashtim te dy prej tyre. Sipas specialisteve te Keshillit te Rregullimit te Territorit, pjesa me e madhe e ketyre banesave dhe pallateve te ndertimit qe jane miratuar shtriheshin ne zonen gjysmeperiferike te kryeqytetit dhe ishin godina 6-8 katesh dhe shume pak ato 9-kateshe. Ne mbledhjen e radhes te zhvilluar dje, Keshilli i Rregullimit te Territorit te Tiranes ka miratuar nje sere projektesh te propozuara nga Bashkia e Tiranes, si dhe nje numer te konsiderueshem lejesh per shesh ndertimi, leje ndertimi dhe legalizimi te paraqitura nga qytetare dhe subjekte te ndryshme.

Projektet

KRRT-ja ka miratuar dje 24 projekte per kryeqytetin nga te cilat 5 projekte per rehabilitimin e 5 blloqeve te reja te banimit gjate vitit 2009. Gjithashtu u miratuan edhe tre projekte per hapesira publike prej te cilave eshte vleresuar si me e rendesishmja, faza e pare e projektit per rivitalizimin e parkut te Liqenit Artificial. Gjithashtu pjese e mbledhjes se djeshme ishte edhe miratimi i lejeve per ndertimin e 2 objekteve kulturore, se pari e nje qendre komunitare polifunksionale qe eshte Kinema Dajti si dhe ai i kinemase se Laprakes. Gjithashtu pjese e mbledhjes se djeshme ishin edhe projekte per permiresimin e rrjetit te ujesjelles-kanalizimeve dhe te telefonise ne Tirane. Nderkohe qe projekti i fundit i miratuar ishte ai i rikualifikimit urban si ai i dy segmenteve te Unazes nga Zogu i Zi deri te Brryli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›