E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hënes: Balak të ikë nga Kombëtarja

Gjermania

Uli Hënes, presidenti i Bajernit të Mynihut, deklaroi se Mikael Balak duhet të tërhiqet nga impenjimet në arenën ndërkombëtare, pas dëmtimit që e la jashtë Botërorit 2010. Kapiteni i Gjermanisë nuk do të jetë në Afrikën e Jugut pas një dëmtimi të kavilje gjatë finales së FA Cup që çelsi fitoi me Portsmuthin. Mesfushori 33-vjeçar pohoi se pas Kupës së Botës do të vendosë nëse do të jetë apo jo në Kombëtare për Euro 2012, por Hënes mendon se Balak duhet të përqendrohet vetëm te karriera me klubin. Ai tha: “Si mik, do ta rekomandoja Mikaelin që të përqendrohet vetëm te klubi i tij. Nuk mendoj se ambicia për të luajtur me Gjermaninë edhe në Euro 2012 do të ishte diçka e zgjuar. Edhe pse nuk të pëlqen, duhet ta kuptosh kur është koha e përshtatshme për të thënë mjaft”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›