Koreja e Veriut ndalon intervistat e lojtarëve
Botërori
është e ndaluar të filmosh, të shkrepësh foto dhe të intervistosh. është rregulli i tyre në fazën përgatitore të Koresë së Veriut në Afrikën e Jugut. Duke i qëndruar besnikë famës së vendit më të “mbyllur” në botë, Koreja e Veriut ka vendosur të mbyllet të vetvete, duke e katandisur fazën e saj përgatitore në një bunker autentik. Përjashto sulmuesit Jong Tae-se, asnjë (të paktën zyrtarisht) nuk flet anglisht. Delegacioni koreanoverior i ka besuar një bashkëpunëtori afrikanojugor, i cili ka shpjeguar se “gazetarët nuk mund të bëjnë foto dhe as të kërkojnë intervista. Nëse do ta provoni, do të përjashtoheni nga kjo strukturë. Po ashtu është e ndaluar të marrësh pjesë në stërvitje”.
#