Prezantohet oferta për Çesk Fabregas
Barcelona
Mes Barcelonës dhe Arsenalit kanë filluar tratativat zyrtare për të çuar çesk Fabregas në Spanjë. është klubi bluagran që e njofton një gjë të tillë në sitin e tij, ku mësohet se “është prezantuar një ofertë formale”, në të cilën kërkohet mesfushori. Prej disa kohësh katalanasit po mendojnë për talentin spanjoll që mund të shkojë në skuadrën e Guardiolës. Fabregas bëri të ditur se është tifoz i Barçës. “E gjithë bota e di që çesk do të luajë te Barcelona dhe se ne dëshirojmë ta blejmë, ka thënë Joan Oliver, drejtori i përgjithshëm i klubit kampion të Spanjës, por ka një faktor të tretë, fondamental, Arsenali. çdo marrëveshje varet prej tyre”.
#