E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graria e dhunuar socialiste, i del në mbrojtje harbutit Rama

“Si do të ndjehej babai i Shegushe Ligorit, në qoftë se e bija e tij, do të kishte fatin e “femrave të Edvinit”

Masa e deputeteve të njohura në analet e fshehura të politikës dhe besnike të çmuara të klikës vandale dhe egërsisë sistematike të Edi Ramës, përcollën sot reagimet e tyre, duke mbrojtur turpësisht eprorin e dhunshëm. Një tufë grash, deputete të Partisë Socialiste, reaguan dje përmes një daljeje për mediat, ndaj kritikave dhe denoncimeve që kryeministri Sali Berisha i bëri prirjes dhunuese dhe veprimeve çnjerëzore të Edi Ramës. Njëra pas tjetrës deputetet Ermonela Fela-j dhe Shegushe Ligori u prezantuan në konferenca të veçanta për shtyp, të dëshpëruara dhe njëherazi të hidhëruara për akuzat e vërteta dhe denoncimin moral që kryeministri Sali Berisha i bëri vandalizmave dhe dhunës ndaj qenies femërore të Edi Ramës. Apeli i këtyre deputeteve të mbetura jashtë parlamentit sipasojë e disa qejfeve personale të Edi Ramës, ishte për hapjen e kutive dhe jo për dënimin e dhunës që kryesocialisti ushtron mbi grarinë e moçme socialiste. Një bashkëshort dhunues dhe njëherazi një njeri anti familjar, Edi Rama duket se ka gjetur prehje tek kjo thagmë e grarisë, e cila siç duket i jep frymëzim, motivin për të përshkallëzuar dhunën ndaj bashkëshorteve të tij. “Hapni kutitë, mjaft e mbajtët peng me rrena këtë popull! Nuk ju shpëton nga e vërteta mali me rrena që po ndërtoni me urdhër të ustait tuaj për t’i zënë sytë, e hequr mendjen popullit nga grabitja fatale që keni bërë në 28 qershor. Kutitë dhe vetëm kutitë janë halli i madh që ju bën të flisni përçart për Edi Ramën e opozitën me shpresën e kotë se populli do të harrojë kutitë.  Kutitë dhe vetëm kutitë janë kërkesa jonë në emër të opozitës. Hapni kutitë ose ikni bashkë me kutitë nga pushteti, ku populli opozitar nuk ju lë të sundoni me vota të vjedhura!”, ishte apeli i deputetes së Edvinit, Shegushe Ligori, duke mos dhënë as edhe një koment lidhur me barbarinë e kryetarit të saj ndaj qenies femërore. Injoranca e deputetes Shega, (siç edhe e etikoi një media e majtë), shkon deri aty sa nuk pranon të komentojë se çfarë morali mund të ketë një femër që detyrohet të ekspozohet nudo në plazhet publike, brenda apo jashtë vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›