E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelatët, biznes në demokraci duke shitur informacionin për pushkatimet e paligjshme që kryen në diktaturë

Sami Mulaj në datën 26 nëntor 2009 ka postuar tek shkrimi im “Rruga e demokracisë nuk kalon nga çunat e Bllokut”, në websajtin e gazetës “55” këtë mesazh që të ngjeth mishtë: “Edhe në erën e Demokracise, Xhelatet e komunizmit po kërkojnë të bëjnë biznes: E doni vellain e vetem Mustafa Bajraktarin..? Për 1000 euro u tregojme vendin: Qafe Gjarpër, gjysëm gjallë e groposëm. Te pesë motërzezat gërmojne me thonj ne Qafë-Gjarpër. Ne vend te luleve, pranvera çel varre. Mos e lëndoni më nëntokën e mjerë, Harroni kutite, o qilizem të thellë gjer te ferri...ku krimi si qefin do ju mbeshtjellë”.
Prej asaj kohe na vijnë kujtimet për netët e lodhura nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës, ndërprerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhura me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur, iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që e kishin mbrojtur brez pas brezi, por shpirti i një populli kurrë nuk vdes. U dëgjua një pushkë. U hap qielli, ikën retë, nuk vdes liria: “Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria”. Ja edhe një dëshmi e nxjerrë nga shtypi periodik. “Ushtarë ose komandantë të Ballit Kombëtar u zunë ose me pabesi ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë:u rropën,u nxorën sytë,u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve ,njerëz me veshë të prere,me gjuhë të prerë,me hundë të prere,me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket? Në fund të fundit përse  kjo sakrificë me njerëz kapicë të masakruar,ëndrrën për pushtetin e kishin zgjidhur ndërkaq. Në Korçë u zbuluan të masakruar trupat e vëllezërve Bulgareci. Në Lushnjë kryetari i shtatmadhorisë Mehmet Shehu pushkatoi 63 ushtarë rob të B.K,të cilët disa i vrau, disa i varrosi për së gjalli. Vritet njeriu si pulë,ndërsa drithërohemi kur bie një gjethe pemësh. Në janar 1944 u zbulua në Shispkë afër Korçës një gropë e madhe me 184 shqiptarë të masakruar. Disa prej tyre të identifikuar si Bame Gjonomadhi u gjet i rrjepur gjer në gjysmë. Cila ushtri xhenghizkhane kishte udhëtuar në këto ane? Cila hordhi kishte përdorur mënyrën me mizore për të mbytur njerëzit dhe më tepër kundërshtarët politik duke i kaluar ne plumb? Por ajo që rrëfehet si terror i madh është hyrja në Tiranë e ushtrisë Çlirimtare. Në nëntor 1944 në rrëmujën e parë u futën nëpër shtëpia dhe u rrëmbyen rreth 400 vetë që përfunduan në plumb, duke ia vënë fajin gjermanit që ishte në ikje e nxitim. Në Shkodër u vranë 50 vetë.
Parulla: Parulla që ka përfshirë këto ekzekutime ka qenë: “Vdekje fashistëve, litar ballistëve, plumb reaksionarëve, tradhtarëve dhe armiqve të popullit”. Cila fushëpamja e vendit në vitet e para të çlirimit? Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi. Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse. Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie, ngulje gozhdësh, copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Dom Ndre Zadeja. Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati, në Fushë-Krujë Babai i teqesë Myrteza Kruja, në Tiranë Kolë Kuqali, të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut. Kur burgjet shqiptare u inspektuan nga të dërguarit e posaçëm sovjetikë gjendja fillon e rëndohet më tepër. Me rastin e arrestimeve të vitit 1946 flitet se vetëm në Tiranë u morën 270 vetë nga burgjet, u torturuan dhe u pushkatuan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›