E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Tismãneanu, kritiku i komunizmit

Historiani i njohur Cas Mudde i referohet atij duke thënë se „ai është një nga dijetarët më të shquar amerikanë në Evropën Lindore“, ndërsa kritiku letrar rumun dhe aktivisti i shoqërisë civile Adrian Marino ka shkruar se „Veprat politike të Tismãneanu , tregojnë një shkencëtar i cili zotëron një identitet të dyfishtë kulturor, amerikane dhe rumune. Ato tregojnë një bagazh të madh shkencor, ku mund të gjesh kuptimin e filozofisë që rrethon kohën tonë


Të njohësh komunizmin do të thotë ta kesh jetuar atë. Vladimir Tismaneanu, një nga personazhet më të rëndësishëm të jetës akademike dhe publicistike rumuno-amerikane, mund të flasë gjatë për komunizmin. Jo vetëm për atë çfarë komunizmi qe në një vend si Rumania, por dhe për vendet e tjera ku kjo filozofi shkatërruese u bujt. Asnjë shkrimtar nuk do të mund të rrëfejë atë çfarë popujt jetuan në këto regjime. Krimet dhe filozofia diskriminuese e masave, e bëjnë komunizmin si një nga sistemet më totalitare dhe të rënda që ka jetuar shoqëria njerëzore. Ndaj një studiues si Tismãneanu, I cili është dhe autor I shumë veprave për këtë periudhë, nuk mund ta quajë të mbyllur hulumtimin në këtë fushë. Duhet kuptuar deri në fund çdo detaj I atij laboratori të frikshëm që një pjesë e vendeve të Ballkanit jetuan, në mënyrë që ky eksperiment me pasoja për njerëzimit të mos përsëritet. Në librat apo artikujt e shkruar nga ky personalitet mund të shohësh të vërtetat për një epokë që njerëzimi nuk do më të përsëritet. Vladimir Tismãneanu është një personalitet i njohur rumuno-amerikan i shkencave politike dhe sociologjisë. Prej vitesh Tismaneanu punon si profesor në Universitetin Maryland në College Park. I specializuar për sistemet politike dhe politikat krahasuese ai është drejtor i Studimeve i Qendres për studimin e shoqërisë post-komuniste në Universitetin e Marylandit. Tismãneanu është një kontriubues i vyer në shtypin e shkruar. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta të njohur si „Journal of Democracy“, „Studia Politica“ „Sfera Politica“, „Revista 22“,“ Evenimentul Zilei”, etj. Tismãneanu ka punuar në radio ndërkombëtare si „Radio Evropa e Lirë“ dhe Deutsche Welle si autor i programeve për çështje të demokracisë pas komunizmit. Tashmë ai është kryetar i Këshillit Akademik në Institutin për Studime mbi popullin, një institucion kërkimor i Partisë Liberale Demokratike rumune. Tismãneanu në shkrimet e tij është një mbështetës i fortë i shoqërisë civile. Tepër i njohur me veprat e tij, duke u quajtur një nga dijetarët e mendimit ndryshe në Rumani, tepër i njohur mbi studimet mbi periudhën staliniste dhe regjimin komunist në veçanti , ai është një eksplorues i ndikimit neo-stalinist në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Bllokut Lindor. Shkrimet e tij janë tepër kritike duke dalë gjithnjë në mbrojtje të kauzës që ai përfaqëson, shoqërisë civile. Në shkrimet e tij ai është ndalur dhe në periudha të ndryshme të historisë të cilat ende shkaktojnë debate , siç është historia e Luftës së Ftohtë apo Holokausti. Ai mund të quhet edhe një ithtar i liberalizimit klasik dhe demokracisë liberale. Kontributet e tij shkencore kanë të bëjnë me periudhën pas vitit 1989 në Rumani. Janë një sërë esesh shkrimesh, intervistash të përmbledhura nga kritiku i njohur i letrave Mihãieº Mirçea, të cilat në thelb tregojnë përpjekjet e penës së Vladimir Tismãneanut për të evidentuar krizën e një shoqërie post-komuniste, dhe për ta çliruar atë. Një nga librat më të njohur të tij gjatë kësaj periudhe për të cilin është vlerësuar dhe me çmim është „Stalini në të gjitha stinët“. Si njohës i mirë i komunizmit ai u zgjodh nga presidenti rumun Traian Bashesku si kreu i Komisionit presidencial për studimin e diktaturës komuniste në Rumani, i cili më 18 dhjetor të vitit 2006 do të paraqiste në parlamentin rumun një raport mbi këto studime. Ka pasur shume polemika mbi zgjedhjen e e Tismãneanu si president i komisionit por dhe mbi përfundimet e dala nga raporti i punës së tij. Jeta I lindur në Brasov, Vladimir Tismãneanu është i biri i Leonte Tismãneanu një aktivist i Partisë Komuniste të Rumanisë që nga fillimi i viteve 1930-të dhe Hermina Marcusohn, mjeke dhe aktiviste e partisë komuniste. Babai i tij ka lindur ë Bessarabia dhe u vendos në Bashkimin Sovjetik në fund të viteve 1930-të, dhe u kthye në Rumani në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe gjatë regjimit komunist ka punuar si Kryesues i Departamentit të Marksizëm –Leninizmit në Universitetin e Bukureshtit. Por karriera e tij në Rumaninë komuniste nuk do të ishte e lehtë, dhe shpesh do të vendosej përballë zgjedhjeve të vështira. Vladimir Tismãneanu u rrit nga këta prindër në Bukuresht. Gjatë viteve të studimit në Liceun nr 24, Lice i cili frekuentohet nga studentë që vinin nga familjet komuniste ai ishte në të njëjtën klasë me Nicu Çaushesku të birin e udhëheqësit komunist Nikolae Çaushesku, si edhe fëmijët e Leonte Rãutu, Nikolae Doicaru dhe Silviu Brucan. Në parathënien e shkruar në gjuhën rumune për librin „Stalini në të gjitha stinët“ ai ka treguar se si që në fillim të vitit 1970 ai nisi të shfaqte interes për regjimin komunist, pas leximit të disa veprave të ndaluara të cilat ia kishin vënë në dispozicion të njohur mes të cilëve dhe shkrimtari Dumitru Þepeneag dhe gruaja e tij përkthyesja Mona Þepeneag. Ai tregon se në atë periudhe u ndikua nga shkrimet e rumunit që jetonte ne Britani Ghita Ionesku, shkencëtar i njohur politik , si dhe shumë analistë të njohur të asaj periudhe për ta parë me një sy tjetër komunizmin nga ai që ishte mësuar ta shihte në familje. Por historia e familjes së tij do ta ndihmonte atë ta njihte më mirë regjimin e Çausheskut dhe të fshehtat e një sistemi, të cilave ai më vonë do tu kushtonte jetën. Ai u diplomua në Universitetin e Bukureshtit në Fakultetin e Sociologjisë në vitin 1974, dhe më pas realizoi specializime në të njëjtin fakultet. Në këtë periudhë ai u radhit në radhët e të rinjve që mbështesnin regjimin dhe u zgjodh dhe zv/president i Shoqatës së studentëve komuniste. Por pavarësisht këtyre zgjedhjeve në shkrimet e tij të kësaj periudhe vihet re një dyzim ndaj përshkrimit të komunizmit zyrtar. Në vitet 1974-1981 ai ka punuar si sociolog në Departamentin e Sociologjisë Urbane. Në mes të kolegëve të tij ishin dhe emra të njohur të jetës rumune si Aleksandru Florian, Catalin Mamali, Dumitru Sandu, Dorel Ibrahimi, Radu Ioanid, Alin Teodoreskut dhe Mihai Milca. Objekt i shkrimeve të Tismãneanu ka qenë dhe kultura rumune. Shpreh ai është përfshirë në debate mbi natyrën e kulturës rumune. Në shtator të vitit 1981 pas vdekjes të së atit, Tismãneanu merr një udhëtim interesant bashkë me të ëmën në Spanjë. Ky udhëtim ishte si një shërim plage në shpirtin e gruas që dikur me të shoqin kur kishin qenë të rinj kishin ëndërruar të kalonin orë të gjata dashurie në këtë vend, por që për shkak të regjimit nuk mundën. Pas Spanjës ata ndalojnë në Vezenuela, për të mbërritur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1982. Fillimisht ai jetoi në Filadelfia, ku punoi në Institutin e Politikës së Jashtme. Pikërisht në këtë kojë ai nisi të kontriubojë me komente mbi politikën lokale në Radio Europa e Lirë dhe Zëri i Amerikës. Komentet e tij filluan të përqendroheshin gjithnjë e më tepër tek komunizmi rumun dhe Caushesku. Jeta e personazheve që ndikuan në instalimin e komunizmit rumun do të ishin në qendër të reportazheve të tij. Tismaneanu do të kontribuonte nga SHBA në rritjen e ndjeshmërisë ndaj krimeve të komunizmit rumun, në përhapjen e vlerave të kulturës së këtij vendi dhe në dënimin e protagonistëve që për vite të tëra instaluan atë regjim. Mijëra shkrime mbajnë firmën e Tsmãneanut, ku flitet me aq dashuri për vendin e tij. Jeta e tij më vonë do të jetë mes Rumanisë dhe SHBA-së duke qenë prezent në zhvillimet e jetës së vendit pas komunizmit. Fitues i disa çmimeve në vitin 2006 presidenti rumun Traian Bãsescu e caktoi atë si kryetar të komisionit presidencial për studimin e diktaturës komuniste në Rumani. Që nga viti 2009 ai është dhe kryetar i Bordit Akademik në Institutin e Studimeve të popullit një institucion i lidhur me Partinë Liberale Demokratike. Tismãneanu është i martuar me Maria Sladek Frances me të cilin ka një djalë.Vladimir Tismãneanu konsiderohet si një nga zërat më të mprehtë të mendimit modern rumun. Historiani i njohur Cas Mudde i referohet atij duke thënë se „ai është një nga dijetarët më të shquar amerikanë në Evropën Lindore“, ndërsa kritiku letrar rumun dhe aktivisti i shoqërisë civile Adrian Marino ka shkruar se „Veprat politike të Tismãneanu , tregojnë një shkencëtar i cili zotëron një identitet të dyfishtë kulturor, amerikane dhe rumune. Ato tregojnë një bagazh të madh shkencor, ku mund të gjesh kuptimin e filozofisë që rrethon kohën tonë. Librat e tij janë gjithnjë të dorës së parë si në anglisht ashtu dhe në rumanisht. Ato janë përfaqësuese të denja të shkencës politike rumune. Për gjithë këto vite Vladimir Tismãneanu ka kontribuar duke i rrëfyer botës se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë sistemi totalitar në një vend si Rumania, dhe psikologjinë e një vendin nën një regjim të tillë. Librat e tij janë një vështrim i mprehtë jo vetëm mbi komunizmin por dhe analiza të kujdesshme të asaj çfarë jetojnë shoqëritë post-komuniste, demokracinë e brishtë dhe ekuilibrat politikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›