Berisha për Gramoz Ruçin: Turpi i bojkotit të ’96-ës, iku në Greqi i veshur me minifund

Kryeministri zbardhi sot një tjetër skenë imoraliteti, teksa në vitin 1996, kreu i Asamblesë Kombëtare socialiste, Gramoz Ruçi, ikën nga sytë këmbët drejt Greqisë i maskuar me rroba grash, duke përdorur për këtë edhe minifunde
Kryeministri i vendit Sali Berisha hodhi sot një tjetër akuzë për një tjetër eksponent të lartë të Partisë Socialiste, kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçin. Berisha tha se ideatori i bojkotit të vitit 1996, u detyrua që vetëm pak kohë më pas të largohej në drejtim të Greqisë, duke veshur rroba grash. Berisha nënvizoi se ikja e Ruçit fshehurazi në vendin fqinj, ishte për t’ju shmangur përgjegjësive të bojkotit politik në vitin 1996. “A e dini ju që Gramoz Ruçi, pasi bëri bojkotin, është larguar me rroba grash për në Greqi, apo jo? Ai është veshur me fustan grash, prandaj unë thashë atë ditë për të “ky është një qen i rrahur”, sepse burri që ikën me rroba grash, nuk bëhet më kurrë burrë”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë shtoi se Ruçi nuk zgjodhi të vishta as fustanellën, por zgjodhi minifund. Kjo skenë, tha kryeministri është edhe e fotografuar, por nuk është bërë publike, për arsye privatësie.
...