PD Slejojme te pengohet zgjedhja e presidentit PS U shkelen rregullat demokratike
Seanca e sotme në kuvend ka nisur me debate për shkak të seancës së kaluar të zgjedhjes së anëtarit të ri të KLD-së Evis Çefa, i cili u zgjodh me votim elektronik dhe jo me votim të fshehtë siç u kërkua nga opozita.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi opozitën se nuk pranon humbjen dhe kur humbet vjedh votat, ndërsa kreu i grupt socialsit Gramoz Ruçi tha se në Kuvend janë shkelur rregullat demokratike, ndërkohë që kreu i grupit të deputetëve të partisë demokratike Astrit Patozi tha se nuk do të lejojmë që të pengohet zgjedhja e presidentit.
Topalli: Nuk lejojmë që të pengohet zgjedhja e presidentit
Kryetarja e Parlamentit tha se mazhoranca nuk do të lejojë që opozita të pengojë zgjedhjen e presidentit. “Zoti Ruci mos qani duke thënë ju rrahu Jozefina..Bëni mocion mosbesimi dhe do ta shihni, jo një herë por shumë herë. Po të doni me kuti, me fletë votimi, me elektronikë, sa herë ta provoni do ta shihni veten të humbur dhe të turpëruar. Sa i takon herës tjetër. Kur humbni nuk pranoni votën, kur shihni se nuk i keni votat vidhni. E dini se nuk zgjidhni presidentin dhe sot deklaroni se nuk do t’ju lejojmë të zgjedhni presidentin gaboheni. Do humbni. Kryetari juaj nuk e pranon parlamentin. Kryetari juaj nuk pranon ligj, kushtetutë.”
Patozi: “PS mocion mosbesimi ose të heshtë
“Për të rrëzuar një qeveri ka nevojë për këllqe të cilat opozita nuk i ka, përderisa nuk ushtroi as të drejtën e vet për të votuar që ka në Parlament – tha Patozi - Opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë. Mazhoranca nuk është prani fizike se e keni bërë zakon që çdo të enjte na numëroni, por është vullnet i çdo deputeti. Unë besoj që janë qesharake lojërat që ju bëni me kuorumin çdo të enjte duke na numëruar – u tha ai deputetëve të opozitës - Edhe një herë: ose kërkoni votëbesim ose heshtni”.
“Në lidhje me seancën e javës së kaluar ku u votua anëtari i KLD-së, Patozi tha se “ne nuk bënë gjë tjetër veçse respektuam strikt rregulloren e Kuvendit. Çaktivizuam përpjekjen tuaj të dhunshme për të bllokuar një procedurë të Kuvendit. Ne jemi deputetë, ky është tempulli i demokracisë. Këtu prevalon ligji, rregullorja. Nuk jemi një turmë bixhozçinjsh që jemi mbledhur për t’ia hedhur njëri-tjetrit”, tha Patozi.
Ai tha se socialistët po i kushtojnë kësaj çështje një vëmendje të tepruar. “I kam thënë zotit Ruçi të enjten e shkuar: nuk jemi duke zgjedhur Papën e Romës, jemi duke zgjedhur një anëtar të KLD-së, ndaj nuk ka nevojë për kaq shumë zhurmë. Zoti Ruçi e bëri votimin e fshehtë sikur është zhdukur fare nga salla e Parlamentit dhe sikur është e vetmja mënyrë votimi në këtë Parlament. Pse keni frikë nga vota? Pse keni frikë nga komisionet, pse keni frikë nga kutitë? Unë nuk kam frikë të votoj dhe ta deklaroj votën time. Pse ju zoti Ruçi e keni kaq merak votimin e fshehtë? Dëshiroj edhe një herë të ftoj deputetët e opozitës t’i kthehen logjikës. Ndryshe, në rast se do përsërisni shfaqje të tilla, do vini qershorin e ardhshëm edhe më të lodhur seç jeni”, përfundoi Patozi.
Ruçi: Do pengojmë zgjehdjen e presidentit
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi,u ndal në votimin elektronik të Elvis Çefës si anëtar për KLD, seancën e së enjtes së kaluar. Ruçi e quajti jo të fshehtë votimin me elektronik madje akuzoi se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën. Kreu I deputetëve të PS-së paralajmëroi se opozita nuk do të lejojë që votimi për presidentin e ri të bëhet si në rastin e zgjehdjes së Elvis Çefës