Milo le te hapur mundesine per koalicion me PD-ne
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, një ndër iniciatorët e tryezës së partive politike për reformën zgjedhore, që do të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme, shprehet se dy partitë e mëdha, të ftuara në këtë takim, duhet të dëgjojnë dhe të reflektojnë mbi kërkesat e partive të vogla. Ai jep detaje mbi këto kërkesa konkrete, të cilat do të diskutohen në takim.
Përsa i përket koalicioneve, kreu i Demokracisë Sociale nuk përmend për asnjë moment në mënyrë specifike bashkëpunim me Partinë Socialiste. Ai thotë se do të shohë interesat politike të partisë që përfaqëson, duke lënë të hapur edhe një koalicion me Partinë Demokratike.
Drafti që do të propozohet në tryezën e partive politike, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mësohet se i është dërguar edhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.