E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend PS autogol te dyfishte ne votim

Në konkluzion të gjitha debateve parlamentare që nisën me akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për manipulime votimesh, si për ironi të fatit u desh që socialistët të bënin autogol, kur deputeti i tyre Gazmir Bizhga rezultoi votues në projekt-ligjin e parë, ndonëse ai mungonte në séancë. Për Kryeparlamentaren ky po që është manipulim votimi.

 Madje autogoli vjen i dyfishtë, pasi socialistët rrëzuan vetë pretendimin që ngritën në seancën e shkuar se duhej hedhur në votim edhe Ardjan Visha, pas Elvis Çefës. Gjatë votimit të fshehtë me elektronikë të kësaj të enjtjeje për 4 kandidatura për dy vende në Autoritetin e Konkurencës, në votim nuk u hodhën të katër kandidatët. U votuan vetëm kandidatët e parë për secilin vend dhe jo të dytët, pasi të parët morën shumicën e votave. Kjo do të thotë së socialistët që kësaj herë çuan në këtë bord edhe nje kandidat të tyrin pohuan ligjshmërinë e këtij votimi, për rrjedhojë edhe atë për Elvis Çefën, i cili mori shumicën e votave.

Në dy vendet vakante në Autoritetin e Konkurencës u zgjodhën me shumicë votash Iva Zajmi propozim i demokratëve dhe Koço Broka propozim i socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›