Xhafaj: Berisha e ka kthyer Gjykatën Kushtetuese një institucion të paligjshëm
Gjykata Kushtetuese tashmë mund të cilësohet një institucion i paligjshëm. Kështu ka deklaruar sekretari për koordimin në PS, Fatmir Xhafaj në një dalje të tij për shtyp. Ndërkaq ai ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Petrit Plloçi, duke e vlerësuar figurën e tij për ndershmërinë dhe integritetin profesional.
Akti i tij i dorëheqjes si reagim i situatës së paligjshme është një gjë e rrallë në njediset e drejtësisë, por dhe për gjithë shoqërinë. Dorëheqja, gjithashtu është një sirenë alarmi në gjendjen që ndodhet drejtësia, për shkak të përpjekjes së qeverisë për të vënë nën kontroll subjektet e pavaruara. Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime që kanë cënuar rëndë legjimitetin e saj. Vendimi për zgjidhjen e ngërcit President- Parlament për cështjen e ripërtritjes së gjyqtarëve. Votuan dy gjyqtarë që u ka mbaruar mandati për të shtuar mandatin e tyre, përfunduar para dy vitesh. Sot mund të konsiderohet gjykatë e paligjshme, zgjatim i vijës së qëndrimit të kryeparlamentares. Me një vendim tjetër Kushtetuesja i ka hequr opozitës të drejtën kushtetuese të ankimimit , kopetencë kjo që i krijonte mundësi opozitës të jetë më aktive. Tashmë ne mund ti drejtohemi Kushtetueses vetëm kur na cënohen të drejtat tona të ngushta. Kjo zhduk kontrollin ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Pavarësia dhe balancimi i pushtetit është e drejtë e demokracisë tha ai.