E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vijon aksioni per lirimin e hapesirave publike

Policia bashkiake ka vazhduar aksionet për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Këtë herë aksioni është shtrirë në disa subjekte private, pranë maternitetit "Koco Gliozheni" në kryeqytet. 

Gjatë aksionit punonjësit e bashkisë nuk janë përballuar me konfrontime nga ana e pronarëve të subjekteve, të cilët për vite me radhë kanë shfrytëzuar hapësirat publike, në favor të përfitimeve të tyre personale, kundrejt asnjë lloj detyrimi financiar. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›