E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e Bin Ladenit SHBA kerkon ti marre ne pyetje

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Pakistanit të krijojnë mundësinë e marrjes në pyetje të tre grave të Osama Bin laden nga ana e zyrtarëve amerikanë. Zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë, Xhej Kërni tha se pavarësisht divergjencave mes dy qeverive, ato do të ishin të afta të vazhdonin bashkëpunimin.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë arsye për të kërkuar falje” -shtoi Kërni duke iu referuar akuzave të kryeministrit pakistanez se trupat amerikane që kryen sulmin mbi strehën e fshehtë të Bin Laden në Abotabad, kanë cënuar integritetin territorial të vendit të tij.

Sipas Kërnit, SHBA janë tepër të interesuara të kenë një kontakt me tre gratë e Osama Bin Laden, në mënyrë që të merret me shumë informacion në lidhje me rrjetin e liderit të Al Kaedës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›