Gratë e Kosovës i shkruajnë Hagës
Autori i Lajmit: red.
Me rastin e arrestimit të Radovan Karaxhiqit, i akuzuar për krime lufte në Bosnje, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) i ka dërguar një letër prokurorit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavinë.
Përmes kësaj letre, RrGGK kërkon që aktakuza të përfshijë në mënyrë eksplicite akuzat për dhunime, gjenocid dhe torturë ndaj grave dhe vajzave gjatë luftës në Bosnje.
“Edhe pse kjo drejtësi simbolike nuk do t ua fshijë viktimave të mbijetuara vrragët e shkaktuara nga lufta, së paku përmes gjykimit të drejtë dhe të merituar të të akuzuarve për krime lufte, do t ua rris besimin për një botë më të drejtë”, thuhet ndër të tjera në letrën e këtij rrjeti.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008