Kthehet mësimi me një turn në shkollën “Androkli Kostallari”
Autori i Lajmit: red.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, me fillimin e vitit të ri shkollor, do të zhvillojnë aktivitetin mësimor-edukativ në kushte optimale, të akomoduar pranë një godine katërkatëshe me një kapacitet prej 1700 nxënësish. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, i pranishëm gjatë përfundimit të punimeve, pohoi se kjo është një tjetër shkollë e re në Tiranë që ringrihet tërësisht nga fillimi. “Kjo shkollë i jep mundësi një komuniteti të gjerë që është një komunitet i përbërë prej familjesh të vjetra dhe të ardhura në këtë periferi të Tiranës, t u japë fëmijëve kushtet më të mira të mundshme, me të gjithë aksesorët, me standarde evropiane për klasa, palestra e kështu me radhë”, - theksoi kryebashkiaku. Shkolla “Androkli Kostallari” ndodhet në rrugën “Ali Demi”, në skajin verilindor të qytetit të Tiranës (Njësia Bashkiake Nr.1). Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës, bënë të ditur se rikonstruksioni i plotë i këtij objekti është pjesë e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i shkollave në qytetin e Tiranës”. Punimet janë kryer sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, ndërkohë që objektit iu bashkëlidh edhe një shtesë e konsiderueshme mjedisesh të reja, duke sistemuar kështu numrin e fëmijëve në klasa, kthimin e studimit me një turn si dhe duke siguruar kushte më lehtësuese në procesin e zhvillimit mësimor, jo vetëm për nxënësit e shkollës, por dhe për stafin mësimdhënës. Shkolla “Androkli Kostallari” ka marrë tashmë pamje tërësisht të re dhe funksionale. Numri i klasave që shkolla përmbante ishte vetëm 13 si dhe 3 laboratorë, ndërsa tani shkollës i është shtuar një kapacitet i ri ndërtimi, infrastrukturë e re dhe një mobilim tërësisht i ri për klasa, kabinete, mjedise sportive etj. Shkolla e re ka një numër prej 39 klasash në total, ku 6 prej tyre do të shfrytëzohen si laboratorë duke siguruar kështu standardin 32 nxënës për klasë nga 40 - 45 nxënës për klasë që kishte më parë. E veçanta e kësaj shkolle i referohet një salle shumëfunksionale me sipërfaqe 200 m2 që do t u shërbejë nxënësve për të kryer aktivitete nga më të larmishmet si teatrin e shkollës, lexime librash të reja, ekspozita etj. Palestra e shkollës ka sipërfaqe 450 m2, si dhe mjedise ndihmëse kurse në mjediset e jashtme, gjelbërimi ka një sipërfaqe prej 400 m2.
Ky lajm është publikuar: 23/08/2008